Skip to content
Të Gjitha

Helmohen 9 nxënës shkolle në Bulqizë, transportohen me urgjencë në spital

· 1 min lexim

9 fëmijë të një shkolle 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës janë helmuar.

Pesë prej tyre janë transportuar me urgjencë në spital me dy autoambulanca.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga aroma e detergjentëve.

Ata janë paraqitur në spital me të vjella.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e helmimit.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë në Postribë të Shkodrës 60 nxënës u helmuan nga ushqimi i ‘fast food-ëve”.