Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hekurudha Tiranë-Durrës pezull! Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tek tenderi!

20:00 18/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e djeshme u raportua se shkak për anulimin e planit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas është bërë fakti se ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka kualifikuar për tenderin një kompani që nuk plotëson kriteret teknike dhe ligjore.

Sipas “Gazeta Shqip”, Balluku është përplasur me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pasi kjo e fundit e ka cilësuar tentativën e ministres për të kualifikuar kompaninë italiane si klienteliste dhe të dyshimtë.

Ditën e sotme media në fjalë ka arritur të sigurojë komunikimin zyrtar elektronikmes  BERZH, konkretisht personit përgjegjës për këtë projekt Rafael Torrente Reche dhe Bashkim Kasoruhos, shefit të njësisë së përbashkët.

Në këtë email të datës 22 prill, zyrtari i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, bën të ditur se ky institucion do të tërhiqet nga financimi i projektit, nëse nuk anulohen procedurat e parregullta në tender.

Torres Reche, pasi i shpjegon përfaqësuesit të përbashkët të projektit me detaje të gjithë problemet që ka hasur në procedurën e tenderimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, lëshon edhe tekstin ku rrezikohet financimi.

“Sipas të gjitha informacioneve të ofruara më lart, Banka nuk është në gjendje të pranojë propozimin e komitetit vlerësues, i cili bie ndesh me thelbin e një procesi të shëndoshë të prokurimit publik, si dhe përdorimin e drejtë dhe me kosto efektive të fondeve publike, por edhe me politikat dhe rregullat e prokurimit të BERZH. Banka nuk gjen ndonjë avantazh thelbësor tek anulimi i tenderit dhe ristartimi i tij”, thuhet në këtë email.

Më pas theksohet se ky ndryshim procedure do të sillte cënim të integritetit të procesit të prokurorimit të nisur.

“Por ju lutem vini re se vlefshmëria e listës së dorëzuar skadoi, sapo pjesëmarrësit e parakualifikuar dorëzuan ofertën e tyre në fazën e pare, që është momenti i saktë kur fillon një proces i prokurimit. Ky veprim do vinte në dyshim integritetin e procesit. Për më tepër, metoda e propozuar e prokurimit nga komiteti i vlerësimit (sistemi me dy nivele) nuk njihet nga PP & R të BERZH-it e në këtë rast prokurimi,  nuk do të kryhej materialisht në përputhje me marrëveshjet e pranuara, procedurat dhe kontrata nuk mund të jetë më e pranueshme për financim nga ana e Bankës sonë”, thuhet më tej në email.

Në email, zyrtari i BERZH, vërtetë i drejtohet Bashkim Kasoruhos, shefit të njësisë së përbashkët, por e-mailin ja dërgon për dijeni edhe Teuta Balilit, shefes së sektorit të PPP-ve në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës, por edhe zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri: Ervin Duraj, Ira Halilaj dhe Neritan Aleksit.

Ndërkaq, një ditë më parë, Drejtori i projektit Kasoruho i dërgon Torres Reche, një email të Teuta Balilit në gjuhën shqipe që më pas është edhe i përkthyer në anglisht, ku Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës bën të ditur se të njoftohet BERZH që tenderi për hekurudhën do të zhvillohet nga e para.

“Duke qenë këto çështje thelbësore, sugjerojmë t’i kërkohet BERZH ndryshimi i dokumenteve të tenderit duke rizhvilluar këtë fazë të tenderit dhe të njoftohen te gjithë  subjektet e para kualifikuara për të dorëzuar propozimet e tyre teknik të fazës së parë të tenderit sipas kërkesave në DST, në datën që do të përcaktohet”, shkruhet në këtë email.

Por ndërkohë ka kaluar gati një vit e gjysmë vonesë ku procesi është mbajtur peng vetëm për një tender.

Zv.ministri i Transporteve Artan Shkreli deklaroi 7 muaj më parë se në vitin 2020 do të nisnin punimet dhe në fillim garuan 25 kompani, pastaj ata u reduktuan në 10 e kjo ҫoi më pas në impasin që përplasi Ballukun me BERZH.

Kujtojmë se ky projekt përfshin rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore nga stacioni qendror hekurudhor Durrës deri në vendndodhjen e ardhshme të Terminalit të Transportit Publik të Tiranës (PTT) me gjatësi 34.2 km dhe, gjithashtu, për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore që lidh linjën kryesore me Aeroportin e Rinasit (gjatësi 4.7 km.)

Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, nga të cilat 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një grant nga Bashkimi Europian me 35.4 milionë lekë.

Sipas afateve të përcaktuara, kjo hekurudhë, e cila u fut në investimet e mëdha që premtoi kryeministri Edi Rama në fushatën zgjedhore të vitit 2017, duhet të mbyllej në nëntorin e vitit 2020.

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para

Mbeten të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë, Ja shifrat më të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.