Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Harta dhe emrat e kazinove/ Kush janë kullat dhe pronarët që do ta kthejnë qendrën e Tiranës në një ‘shtëpi kumari’

22:48 11/09/2020
Reading Time: 7 min lexim

Qendra e Tiranës nga një ansambël monumental dhe historik i kohës së fashizmit, duket se pas disa vitesh do të thërritet me emrin “Grand Casino Tirana”.

Qeveria “Rama” dhe Rilindja, kanë projektuar që ta kthejnë të gjithë qendrën e kryeqytetit  në një “kuplala” gjigante kumari, bixhozi dhe prostitucioni, të cilën edhe Montecarlo me Las Vegasin do ta kishin zili.

Ruleta, tavolina pokeri, zaresh, slot-machine (makina elektronike), hotele me pesë yje, klube nate, striptiste, escorta dhe deri të fortë me makina luksoze, kjo duket se do të jetë pamja e qendrës së Tiranës shumë shpejt.

Pasi po e betonizon me shpejtësi supersonike dhe po e ngre në lartësi, si dhe po e mbyll për qarkullimin e automjeteve, me ndihmën e zellshme edhe të bashkisë së Tiranës, qeveria ka parashikuar rrethimin e qendrës me kazino të mëdha.

Vetëm shtëpitë publike do të ishin pjesa e fundit e “mozaikut” të shthurjes dhe pastrimit të parave, pas kësaj në qendër të Tiranës.

Në datën 2 shtator, qeveria “Rama” përcaktoi me anë të një VKM-je, se qendra e kryeqytetit që tashmë po rrethohet me kulla, do të ketë si destinacion mbushjen edhe me kazino.

Pas “Regency Casino” të kompleksit Tajvan në parkun “Rinia”, qendrës do t’i shtohen me dhjetëra të tjera, në disa hotele me 5 yje por edhe në disa qendra tregtare që janë në ndërtim e sipër.

Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

VKM-ja me firmën e Erjon Braçes

Për 7 vite me radhë në pushtet kryeministri Edi Rama trumbetoi mbylljen e lojërave të fatit, por vetëm një vit e gjysmë pas ndalimit të tyre me ligj, qeveria “Rama 2” vendosi që me anë të një VKM-je të lejojë sërish hapjen e kazinove.

Vendimi mban emrin dhe firmën e Zv.kryeministrit Erjon Braçe, ndërkohë që do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Me vendimin e datës 2 shtator, pas një ndryshimi me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Këshillit të Ministrave, në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, janë përcaktuar zonat ku do të lejohet vendosja e lojërave të fatit të kategorisë “Kazino” në qytetin e Tiranës.

Sipas hartës që i bashkëlidhet vendimit, kazinotë do të ndodhen brenda kufizimeve të rrugëve: Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjo Luli”;, Rruga: “Ibrahim Rugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”; Rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Qeveria ka miratuar edhe kriteret për licencimin e kompanive për hapjen e kazinove në këto ndërtesa. Sipas, vendim të miratuar nga qeveria, kompania duhet të jetë shoqëri aksionere, me eksperiencë në fushën e lojërave të fatit dhe me kapital prej 1, 2 miliardë lekë.

Harta e kazinove

Zona e qendrës së Tiranës ku do të zhvillojnë aktivitetin kazinotë me vendimin e ri, përfshin sheshin “Skënderbej”, parkun “Rinia”, zonën pranë Sahatit, zonën pas Teatrit Kombëtar, përfshirë edhe Qendrën Toptani, si dhe sheshin pas Pallatit të Kulturës.

Po ashtu në këtë zonë përfshihen edhe dy hotele ekzistuese, “Tirana International Hotel” dhe “Plazza”, kompleksi “Tajvan”, si dhe ndërtimet e reja që po zhvillohen në këtë zonë, si ndërtesa pas Hotel Dajtit “Met Building”; kulla “Skënderbej”, në krah të Hotel Tiranës; kulla 25-katëshe “Book Building”, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë, si dhe të gjitha kullat e planifikuara për ndërtim në zonën pas ish-Teatrit Kombëtar.

Më 1 janar 2019, u mbyllën të gjitha bastet sportive dhe kazinotë. Sipas vendimit të qeverisë tani lejohen vetëm kazinotë elektronike në resorte dhe hotele me pesë yje, të cilat do të licencohen para fillimit të punës.

Bie monopoli i “Regency Casino”, vjen “Apex”

Regency Casino Tirana, Albania (Shkurtit, Tirana), +355 4271190, http://www.regencycasino.al

Më 1 janar 2019, pas një operacioni policor dhe kërcënimeve në media, qeveria e Rilindjes i mbylli lokalet e lojërave të fatit dhe ato të basteve sportive, duke shkaktuar ndër të tjera mbetjen pa punë të mijëra punonjësve që ditët e para të vitit i gjetën të papunë.

Monopoli i të vetmes kazino në kryeqytet dhe në Shqipëri, u duk sikur i mbeti në atë kohë vetëm “Regency Casino”, brenda kompleksit “Tajvan” në parkun “Rinia”, në qendër të Tiranës, me pronar biznesmenin e njohur Besnik Sula, ose i njohur me nofkën “Beso i Tajvanit”.

Ky i fundit dukej si i “privilegjuari” i qeverisë së Rilindjes, i favorizuar jo vetëm për biznesin e kazinove, por edhe në investimet në ndërtim dhe në sektorin e hidrokarbureve.

Por kjo deri në momentin kur ndaj tij një ditë të nxehtë gushti të vitit 2019 u “derdhën” policia, Hetimi Tatimor dhe organet e shtetit, duke e lidhur të gjithë kompleksin “Tajvan” në qendër të Tiranës me shiritat që tregonin “zonë krimi”.

Pretendimi i qeverisë ishte se kompleksi “Tajvan” dhe kazinoja nën të, ku ishin klientë personazhe VIP nga e gjithë bota e politikës, mediave, biznesit, drejtësisë dhe shoqërisë civile në kryeqytet, bënte evazion fiskal.

Pas bllokimit të disa muajve dhe gjobave me vlera të konsiderueshme, u duke se monopoli i Besos dhe “Regency Casino” kishte rënë.

Një emër jo i ri kompanie, pasi kishte ekzistuar edhe më parë, nisi të përflitej përsëri në analet e botës së parave në Tiranë. Bëhej fjalë për kompaninë e lojërave të fatit “Apex”, e cila duket se ja kishte dalë të çante “bllokadën” e monopolit “Tajvan”.

“Apex-al” ishte tashmë kompania e vetme e licencuar për hapjen e kazinove në hotele me 5 yje nga Rilindja.

Kohët e fundit, “Apex” ndryshoi edhe emrin në “Adria Entartainment”, duke marrë më 19 maj 2020 dhe licencën nga qeveria “Rama”, për të hapur kazino elektronike në hotele me pesë yje, për 10 vjet.

Pronari i kompanisë “Apex”, Dajlan Avdia, është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë edhe godinën “Book Building”.

Kjo e fundit, është përfshirë në zonën e hartës së re kufizuese, ku do të zhvillohet aktiviteti e lojërave të fatit brenda qendrës së Tiranës.

Pas datës 28 qershor 2020, skadoi edhe leja e të vetmes kazino të licencuar në vend “Regency International Casino Tirana”, e vendosur tek “Tajvani” në parkun “Rinia”.

Pas kësaj, kompania “Apex-al” duket se do të ketë monopolin e lojërave të fatit në vend.

Kush është Daljan Avdia, pronari i “Apex-al”

Apex Casino, Durrësit

Biznesmeni Dajlan Avdia, është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, të projektuara nga arkitektët e preferuar të Kryeministrit Rama, shuma e secilës prej tyre kap vlera marramendëse.

Në 2 shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Rama, miratoi lejen e ndërtimit për objektin “Book Building”, e cila ndodhet pas Bashkisë Tiranë dhe pas kullës së Sahatit monumental të kryeqytetit.

Kulla shumëkatëshe është projektuar nga studio e arkitekturës “51N4E”.

Në nëntor 2017, të njëjtit person, Dajlan Avdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, “Invest Society”, kryeministri Rama, i miratoi, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e ish-bllokut, godinës shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”.

Dy kullat në fjalë, janë projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.

Opozita e mbetur jashtë “lojës” së kazinove?

S'jam tradhtar', opozita sërish kundër Ramës, Paloka e Vasili: Nga Mini-Shengen fiton Serbia – Dosja AL

Opozita ndërkohë me dy partitë kryesore PD-ja dhe LSI-ja, duket se është lënë jashtë vëmendjes, ose jashtë “tepsisë” së madhe të ndërtimit të kullave me kazino brenda.

Këtë e shpjegojnë reagimet e fundit të drejtuesve të dy partive kryesore të opozitës, të cilët kanë nisur deklaratat dhe denoncimet, mbi aferat e Rilindjes dhe kryeministrit Rama, me ndërtuesit dhe biznesmenët e kazinove.

Në fillim PD-ja me zëdhënësen Ina Zhupa dhe pastaj me Sekretarin Edi Paloka,  ka hedhur dyshime në lidhje me vendimin e qeverisë, për rihapjen e kazinove, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se, ka miratuar këtë ligj për interesa të pastrimit të parave të grupeve mafioze, si dhe të një të dënuari shumë të fuqishëm në burgun 313 me të cilin kryeministri sipas Partisë Demokratike, bashkëpunon.

Më pas edhe LSI-ja, me nënkryetarin Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Rama se, ka mashtruar qytetarët në lidhje me premtimin për mbylljen e lojërave të fatit.

Në një deklaratë për shtyp, Vasili u shpreh se, Rama ka deklaruar vetë që lojërat e fatit përdoreshin për pastrimin e parave të pista, por tani ka miratuar një ligj që lejon rihapjen e kazinove në ‘zemër të Tiranës’.

Duket pak e çuditshme se përse këto deklarata nga opozita vijnë në këtë kohë, kur është bërë fakt i kryer nga qeveria, rihapja e kazinove dhe ngritja e kullave, kur prej një viti mediat e kanë denoncuar këtë fakt.

Deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama në lidhje me mbylljen e kazinove:

Denoncimi i qytetarit: Edi Rama mban hapur kazinonë në qendër të Tiranës - Gazeta Atdheu

Në 8 tetor 2018:

“Duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare.”

Në 14 tetor 2018:

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri.”

Në 18 tetor 2018:

“Jam i sigurt se ky grup parlamentar do tu japë […] një dhuratë të shumëpritur me rastin e Vitit të Ri, mbylljen e kazinove elektronike e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit deri tek garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online. Në 1 janar nuk ka më asnjë lloj basti, kazino elektronike në asnjë zonë të banuar.”

Në 19 tetor 2019:

“Në datë 31 dhjetor, nënat, gratë dhe vajzat do të marrin mbrapsht djalin apo burrin e sëmurë nga bixhozi. Më 1 Janar do të jenë mbyllur të gjitha bastet në rrugë, apo online dhe thënë kjo, online sot lozet me kartë krediti dhe çdo transaksion është i regjistruar, taksohet dhe nuk mund të luash në të zezë. Më 31 Dhjetor nuk ka më. Do t’i mbyllim të tëra.”

Në 22 tetor 2018:

“Aktiviteti i bixhozit në Shqipëri financohet në një masë të madhe nga krimi i organizuar.

Janë burime financimi kriminale, janë para që pastrohen përmes aktivitetit të kumarit dhe janë eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë drejtë të përfshirë në këto aktivitete.”

Në 2 janar 2019

“Vit i Ri me këmbë të mbarë, pa kumar e pa kapsolla.”

/GazetaReforma.com/

Etiketa: ApexkazinoTajvanTirana

Të lidhura

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë
Aktualitet

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga...

13:01 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Para

Policia zbardh plagosjen në lagjen “5 Maji”, në kërkim autori vëllai i grabitësit që plagosi çiftin Laze në Janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.