Skip to content
Bota

Hamasi pranon propozimin për armëpushim

· 1 min lexim

Grupi militant palestinez Hamas ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza, të cilin e kishte marrë dy ditë më parë nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar. Lajmin e konfirmoi të shtunën Khalil al-Hayya, një nga liderët e Hamasit dhe udhëheqësi i ekipit negociator të grupit në bisedimet indirekte me Izraelin.

“E kemi pranuar propozimin me një qëndrim pozitiv dhe shpresojmë që Izraeli të mos e minojë atë”, deklaroi ai në një fjalim televiziv.

Ndërkohë, burime të sigurisë thanë për “Reuters” se Egjipti kishte marrë sinjale pozitive nga Izraeli për një marrëveshje të mundshme, e cila përfshin një fazë tranzicioni. Sipas këtij propozimi, Hamasi do të lironte çdo javë nga pesë pengje izraelite.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit konfirmoi se ka zhvilluar konsultime mbi këtë propozim dhe i ka dorëzuar ndërmjetësuesve një kundërpropozim në bashkërendim me SHBA-në.

Ky zhvillim vjen pas rifillimit të sulmeve izraelite në Gaza, pasi Izraeli akuzoi Hamasin për manipulime psikologjike dhe mungesë të vullnetit për paqe, duke çuar në ndërprerjen e armëpushimit të mëparshëm.