Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hamami i shekullit XVIII në Durrës rihap dyert për vizitorët pas restaurimit

18:42 27/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një prej monumenteve më të rralla të trashëgimisë osmane në Shqipëri është kthyer në një atraksion të ri turistik në zemër të Durrësit.

Bëhet fjalë për hamamin e ndërtuar në shekullin XVIII, i cili, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh nga programi i Bashkimit Europian për kulturën, ka rihapur dyert për publikun.

Monumenti i kategorisë së parë ishte i mbyllur për dekada për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve të pësuara, veçanërisht gjatë tërmetit të vitit 2019.

Ky është një nga vetëm dhjetë hamamet historikë që kanë mbijetuar në Shqipëri dhe tashmë mund të vizitohet për herë të parë nga turistë vendas dhe të huaj.

Sipas Drejtorit të Qendrës Muzeore të Durrësit, Alban Ramohitaj, objekti ka një rëndësi të veçantë për identitetin kulturor të qytetit:

“Me hapjen e hamamit, plotësojmë një pjesë të mozaikut historik që na ka munguar. Ky objekt nuk është thjesht një monument, por një dëshmi autentike e jetës urbane të qytetit në periudhën osmane,” – u shpreh Ramohitaj.

Hamami ndodhet përgjatë bulevardit “Epidamn” dhe në të kaluarën shërbente si banjë publike deri në fund të shekullit XIX.

Në fillim të viteve 2000, godina u përdor përkohësisht si kafene, por më pas u braktis dhe u dëmtua rëndë nga tërmeti. Sot, pas restaurimit, është integruar në rrjetin e monumenteve që formojnë itinerarin historik të Durrësit.

Një tjetër objekt me rëndësi në qytet që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 është edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar, ku prej tre vitesh vijojnë punimet restauruese. Sipas planifikimeve, muzeu do të hapet për vizitorët në vjeshtën e këtij viti.

Ndërkohë, numri i turistëve në sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit po njeh rritje të ndjeshme.

“Viti 2025 ka nisur mbarë. Deri tani kemi pritur rreth 10 mijë turistë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë,” – shtoi Ramohitaj.

Me rihapjen e hamamit dhe pritshmëritë për rihapjen e muzeut, Durrësi po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për turizmin kulturor në Shqipëri.

Etiketa: durresHamami i shekullit XVIIIvizitorët

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Autoritetet belge çmontojnë organizatën shqiptaro-italiane

Autoritetet belge çmontojnë organizatën shqiptaro-italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.