Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9 punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit, ja kush janë në shënjestër

22:51 03/12/2021
Reading Time: 4 min lexim

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.
Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

 

 

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me pajisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon pajisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim
Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programin e përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat e-mailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mënyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e pajisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./VOA/

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve
Bota

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF ka kritikuar planet e reja për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të propozuara nga Izraeli dhe...

13:57 09/05/2025
Para
Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, ja çfarë ndodh me shqiptarët

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, ja çfarë ndodh me shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.