Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Hajde sqarohemi!” u kthye në makth: Nga debatet në TikTok te goditja me thikë në zemër, babai i 15-vjeçarit tregon luftën për jetën e djalit

13:29 01/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një keqkuptim mes nxënësve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u shndërrua në një dramë që askush nuk e kishte imagjinuar. Një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga shoku i klasës, vetëm sepse kërkoi t’i sqaronte fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij. Ajo që nisi si një “Hajde sqarohemi!” përballë shkollës, përfundoi me një goditje të vetme në zemër.

Telefonata për t’u qartësuar u kthye në sekonda terrori. 15-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, i shtirë në tokë me plagë të thellë në gjoks. Mjekët arritën ta stabilizojnë dhe ta nxjerrin nga intubimi, por gjendja e tij mbetet kritike dhe ai vijon të jetë nën monitorim të rreptë.

Familja është përballur me ankthin më të madh të jetës së tyre. Babai, i rraskapitur nga dita e ngjarjes, dhe nëna, që nuk e përballon dot dhimbjen, presin çdo raport mjekësor me frikën e asaj që mund të vijë.

Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai rrëfeu momentet e para pas ngjarjes dhe gjendjen aktuale të djalit.

“Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi. Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve.
Gruaja është në gjendje jo të mirë, herë qan, herë e mban veten, por na mban besimi te Zoti. Ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm. Ia lëmë dhe shtetit pjesën tjetër.”

Në një prononcim të mëtejshëm, babai rrëfeu edhe se si e mori lajmin e rëndë:

“Për plagosjen e djalit më lajmëroi një shok. Kanë qenë të paktën tre veta të përfshirë. Djali im nuk ka qenë protagonist, ka qenë një tjetër. Dyshoj për autorin sepse e kam parë me shenja në kokë. Jam i lodhur psikologjikisht. Më kanë lajmëruar mua të parin nga familja.”

Fëmijët e klasës së njëjtë, një sherr i nisur në TikTok për protagonizëm dhe një thikë në duart e një të mituri mjaftuan që një 15-vjeçar të përfundojë në luftë për jetën.

Komuniteti shkollor është tronditur. Familja pret përgjigje. Ndërsa mjekët luftojnë çdo orë për stabilizimin e të riut, pyetja që mbetet pezull është: Si mundi një debat fëmijësh të përshkallëzohej deri këtu?

Të tjera

Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit
Kryesore

Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit

Prej vitit 1988, data 1 Dhjetor shënon Ditën Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS, një moment i rëndësishëm për të reflektuar...

12:04 01/12/2025
E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë xhinse në vit
Aktualitet

E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë xhinse në vit

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka ndarë publikisht një prej historive më të ndjeshme të jetës së...

12:53 29/11/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Hajde sqarohemi!” u kthye në makth: Nga debatet në TikTok te goditja me thikë në zemër, babai i 15-vjeçarit tregon luftën për jetën e djalit

“Hajde sqarohemi!” u kthye në makth: Nga debatet në TikTok te goditja me thikë në zemër, babai i 15-vjeçarit tregon luftën për jetën e djalit

13:29 01/12/2025
Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit

Dita Botërore Kundër HIV/AIDS: 125 raste të reja në Shqipëri këtë vit, meshkujt mbeten më të prekurit

12:04 01/12/2025
E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë xhinse në vit

E ëma mendoi se ishte braktisur, ndaj braktisi atë: Historia e zyrtarit të PS, Alfred Muharremi, që u rrit në jetimore me vetëm një palë xhinse në vit

12:53 29/11/2025
81 vjet nga Çlirimi i Shqipërisë, nderim për sakrificën kundër pushtimit fashist

81 vjet nga Çlirimi i Shqipërisë, nderim për sakrificën kundër pushtimit fashist

12:38 29/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.