Skip to content
Aktualitet

Grupi Shullazi kërkoi përjashtimin, KPK jep vendimin për Saida Dollanin

· 1 min lexim

Katër anëtarët e grupit të Shullazit u ankuan para ditësh në mes të seancës së tyre gjyqësore për gjyqtaren Saida Dollani. Ata kërkuan përjashtimin e saj nga trupa gjykuese, pasi sipas tyre ajo kishte ofenduar edhe Emiliano Shullazin.

Të pandehurit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela, i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare ONM-së dhe KPK-së ku janë shprehur se kanë humbur besimin se gjyqtarja Dollani do të tregohet e paanshme me ta.

Ditë e sotme Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Saida Dollani ka kaluar me sukses procesin e vetingit. Dollani ka në dorë dosjen e Emiliano Shullazit dhe të grupit të tij.

Grupi Shullazi bëri edhe një ankimim në KLGJ, ku u shprehen se kanë humbur besimin tek Dollani, se do të tregohet e paanshme në gjykimin ndaj tyre. Mirëpo KPK ka hedhur poshtë pretendimet e tyre.

Gjithashtu në disa seanca të mëparshme, njëri nga të akuzuarit, Gilmando Dani, i tha në sy gjyqtares, se kishte mbrojtur kushëririn e saj trafikant, Ermal Dollanin, duke i siguruar paprekshmërinë.  Ermal Dollani është një prej figurave VIP, i skeduar në Zvicër për trafik droge e femrash, dhe kishte rolin e drejtuesit.