Skip to content
Bota

Greqia në shtetrrethim/ Rriten shifrat e të infektuarve me Covid, rikthehen masat shtrënguese në tre rajone

· 2 min lexim

Autoritetet greke vendosin të forcojnë masat kufizuese të paktën në tre rajone ku niveli i të infektuarve me COVID- 19 ka regjistruar rritje dramatike, të cilësuara zona të kuqe.

Gjatë fundjavës rikthehet një shtetrrethim më strikt duke nisur nga ora 18 e pasdites dhe jo në 21 sikundër ishte deri më tani.

Në këto rajone do të mbyllen edhe shkollat e mesme dhe mësimi vijon online. Ndërsa shkollat fillore do të vijojnë mësimi në klasa.

Zëvendës, Ministri i Mbrojtjes Civile tha se duke nisur nga e shtuna e 6 shkurtit dyqanet e vetme që do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavave në Atikë, Selanik dhe Kalkidhiki do të jenë supermarketet, dyqane ushqimore, furrat e bukës, pikat e karburantit dhe farmacitë, të cilat do të nisin aktivitetin nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 17:00.

Numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në rreth 6000 dhe numri i të intubuarëve vazhdon të mbetet në mbi 250. Greqia deri më tani ka administruar më shumë se 360,000 vaksina, duke mbuluar pak më shumë se 3% të popullsisë. Ky është shteti i gjashtë në BE sa i përket vaksinimeve për 100 mijë banorë.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Greqi tregojnë se asnjë plan i vaksinimit nuk mund të jetë i suksesshëm pa vaksina të mjaftueshme. Megjithatë, ekziston optimizmi se do të ketë një rritje të konsiderueshme në dozave të e vaksinave në pranverë pasi disa nga pengesat që ekzistojnë tani do të jenë hequr dhe sepse ndoshta më shumë vaksina do të miratohen.