Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabitje me pagat e zjarrfikësve, 5 mijë lekë të reja më pak në muaj

10:46 05/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pagat e zjarrëfikësve janë ulur me 5 mijë lekë të reja që prej dhjetorit në Tiranë.  Ndërkohë, në qytetet të tjera paga ka muaj që është ulur. Lajmin e ka konfirmuar abc news, e cila ka kontaktuar edhe me kreun e sindikatës së zjarrëfikësve. Ai është shprehur se  VKM-ja që ka nxjerr qeveria bie ndesh me kodin e punës dhe se një punëtor zjarrëfikës ka tashmë në xhep 200 mijë lekë më pakë pavarësisht se është në gatishmëri çdo ditë të vitit.

“Në total, një punonjësi zjarrfikës në xhep i mungojnë 200 mijë lekë, duke llogaritur ditën e shtunë e të dielë, orët e natës, ditët e festave.

VKM 203 që bie ndesh me kodin e punës, ku thuhet që një zjarrfikës nuk mund të paguhet ditë të shtunë e të dielë, ditë feste i ka ditë normale pune. Ndërkohë që një zjarrfikës gjatë gjithë vitit është në gatishmëri”, sqaron Bledar Bajrami, kreu i sindikatës.

Sipas tij nuk po zbatohet vendimi i ri i qeverisë, i marrë më 10 Prill të 2019-ës që parashikon rritje të shpërblimeve.

Në ligj thuhet se do të përfitojnë 25% për çdo orë pune shtesë, 50% për çdo orë pune gjatë pushimit javor. Një tjetër rritje është edhe puna gjatë festave zyrtare. Në këto ditë, sanksionon 25% për çdo orë pune. Gjithashtu, për shërbimet e kryera gjatë orëve të natës parashikohet 50 %.

Por vendimi nuk është zbatuar dhe asnjë nga ndryshimet në ligj nuk është reflektuar në pagat e zjarrfikësve. Abc shkruan se vendimi nuk është zbatuar nga Bashkia, të paktën sipas pretendimit të Ministrisë sës Brendshme.

Shkeljen e ka konstatuar edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili i është drejtuar Bashkisë me një kërkesë zyrtare. Pretendimi i tyre është se problemet me pagën kanë ardhur pasi shefat e shërbimeve zjarrfikëse nuk kanë përpiluar kartelën për çdo orë shtesë që ka kryer një punonjës.

Kreu i sindikatës, Bledar Bajrami, i cili punon edhe vetë si zjarrfikës në kryeqytet ka kërkuar zbatimin  e  vendimit.

“Të paguhen orët e natës  për zjarrfikësit sipas Kodit të Punës, sipas ligjit. Unë kam pasur telefonata dhe të gjithë zjarrfikësit janë gati të lënë edhe punën, janë gati të dalin edhe në protestë, nuk është koha, është pandemi”, ka thënë ai.

Vendimi më 10 prill 2019 për zjarrfikësit:

– 25 % për çdo orë pune/shërbimi shtesë në ditë të zakonshme pune;

– 50 % për çdo orë pune/shërbimi shtesë të kryer gjatë pushimit javor;

– 25% për çdo orë pune në ditët e festave zyrtare;

– 50% për çdo orë pune në ndërhyrje operacionale të kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

 

Etiketa: Grabitjepagat e zjarrfikesveshkelje e ligjitsindikata

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Kokainë dhe municione/ Arrestohet një i ri në Durrës, dy të tjerë procedohen penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.