Skip to content
Të Gjitha

Grabitja e Rinasit/ Policia nxjerr jashtë loje koncesionarin, merr nën vëzhgim aeroportin

· 1 min lexim

Grabitja në Aeroportin e Rinasit ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të mëdha të ndodhura në vend, dhe tashmë 11 ditë pas saj, Policia e Shtetit është duke marrë kontrollin edhe brenda aeroportit.

Deri në datë 9 prill, datë kur ndodhi edhe grabitja, prej marrëveshjes me koncesionarin, policia nuk kishte të drejtë të kontrollonte aeroportin, sot një fugon i efektivëve blu është duke patrulluar gjithë pistën.

Sipas Shqiptarja.com, tashmë jo vetëm brenda aeroportit, por edhe jashtë tij ndodhen forca ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të kontrolluar gjithë perimetrin.

Sigurisht që kjo ka sjellë edhe shtim të forcave edhe në komisariatin e Rinasit dhe shumë prej detyrave që ishin të përcaktuara për koncesionarin, tashmë është duke i marrë në dorë Policia e Shtetit, ku përfshihet këtu edhe salla e kamerave të sigurisë.

Vigjilenca në këto momente është e lartë dhe janë duke u marrë të gjitha masat për t’u parandaluar një ngjarje e ngjashme, megjithatë gjithçka i mbetet në dorë kohës.