Skip to content
Të Gjitha

Grabisnin biznese dhe makina, bien në pranga dy të rinj nga Lezha

· 2 min lexim

Dy të rinj nga Lezha janë arrestuar nën akuzën e grabitjes.

Në pranga kanë rënë E.U. 19 vjeç dhe E.C. 16 vjeç.

Ata janë përgjegjës për 4 grabitje të kryera gjatë muajit janar, ku dy prej tyre janë realizuar me thyerje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe serviseve, si rezultat i një pune profesionale për kapjen dhe ndalimin e personave që janë të përfshirë në vepra kriminale të vjedhjes, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale të grumbulluara nga grupi hetimor rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar, konkretisht:

-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro.

-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

-Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.