Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditje me dron në Odesa, SHBA paralajmëron për pasoja nëse përdoren armë bërthamore

17:43 26/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një sulm me dron gjatë natës pranë portit ukrainas të Odesës shkaktoi një zjarr dhe shpërthim masiv, tha ushtria ukrainase të hënën, ndërsa udhëheqja ruse po përballet me rezistencë në rritje ndaj përpjekjeve për mobilizim të qindra mijëra burrave për të luftuar në Ukrainë.

Qyteti jugor kyç është vënë në shënjestër disa herë ditët e fundit nga sulme ajrore me dron. Sulmi i fundit goditi një objekt ushtarak dhe si pasojë e tij shpërthyen municione brenda tij. Zjarrfikësit po përpiqeshin të ndalnin zjarrin dhe civilët aty pranë u evakuuan, tha komanda jugore e ushtrisë ukrainase.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Shtetet e Bashkuara u zotuan të marrin masa të vendosura dhe thanë se do të ketë “pasoja katastrofike” nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë. Shqetësimet po rriten se Rusia mund të përpiqet të përshkallëzojë konfliktin pasi të përfundojë ato që Ukraina dhe Perëndimi i shohin si referendume të paligjshme në pjesë të Ukrainës nën kontrollin e saj.

Votimi, i cili përfundon të martën, po mbahet pasi mijëra banorë janë larguar dhe është shoqëruar nga pamje të trupave të armatosura ruse që shkojnë derë më derë për t’u bërë presion ukrainasve që të votonin. Rusia shpalli “referendumet” pasi lufta e saj kundër Ukrainës ka ngecur përballë një kundërofensive të fortë ukrainase.

Rusia pritet gjerësisht të shpallë rezultatet e votimeve në favor të saj, pas së cilave Moska mund t’i aneksojë ato territore dhe të përdorë pretekstin se po mbron territorin e vet nën ombrellën bërthamore ruse. Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha se Rusia do të paguajë një çmim të lartë, megjithëse pa e përcaktuar se çfarë konkretisht, nëse përpiqet të vërë në jetë kërcënimet e nënkuptuara për të përdorur armë bërthamore në konflikt.

“Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri,” tha ai të dielën për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC. Të hënën, Presidenti Putin dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko mbajtën një takim të paparalajmëruar në qytetin jugor rus të Soçit dhe thanë se ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Perëndimin – “nëse na trajtojnë me respekt,” siç u shpreh zoti Putin.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të hënën se Putin i kishte thënë presidentit të Turqisë gjatë takimit të tyre në Uzbekistan javën e kaluar se Moska ishte gati të rifillonte negociatat me Ukrainën, por kishte “kushte të reja” për një armëpushim. Ministri nuk dha detaje mbi kushtet.

Kremlini javën e kaluar njoftoi një mobilizim të pjesshëm për të shtuar të paktën 300,000 trupa për luftën në Ukrainë në prag të votimeve në rajonet e pushtuara. Lëvizja ka hasur në kundërshtime të forta në vend. Mijëra burra që plotësojnë kushtet e moshës për t’u rekruatuar, u dyndën drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore të Rusisë në një përpjekje për të shmangur thirrjen për në ushtri dhe në pjesë të ndryshme të vendit kanë shpërthyer protesta./VOA

Të lidhura

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në bisedime...

09:42 15/05/2025
Para
Ngre alarmin në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha: Jemi në moment kritik

Ngre alarmin në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha: Jemi në moment kritik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.