Skip to content
Kryesore

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar.

Policia njofton se Rei Nozlli, 26 vjeç, është arrestuar pas një përplasjeje fizike me sekretarin e KZAZ-së në numër 30. Në konflikt, Nozlli e ka goditur me grusht sekretarin R.M., ngjarje që ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Burimet thanë se mosmarrëveshja lidhej me votat preferenciale për kandidatët e Partisë Socialiste.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi i shtetasit R.N., 26 vjeç, i cili ka goditur me grushta dhe shkelma sekretarin e KZAZ-së, R.M.,” njofton policia.