Skip to content
Kronikë

Godet gardistin, 32-vjeçari tenton të futet me dhunë në Kryeministri

· 2 min lexim

Një 32-vjeçar për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, ka tentuar të hyjë me forcë në kryeministri.  Si pasojë 32-vjeçari me iniciale A.L është arrestuar në flagrancë nga policia

A.L i cili pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.  Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vlen të theksojmë se kryeministria përgjithësish është shigjetuar me vepra të dhunshmë përgjatë protestave, kryesisht opozitare.

Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishlindjeve tek kryeministria, në shenjë zemërimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Qindra qytetarë ishin ,mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme në shenjë revolte për ngjarjen e së martës, ku një polic qëlloi dhe vrau një 25-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Pas thirrjeve kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama, pati përplasje me forcat e policisë. Më pas një pjesë e protestuesve u zhvendosën përpara godinës së kryeministrisë.

Ata u përpoqën të rrëzonin bredhin e Krishtlindjeve por u tërhoqën dhe më pas i vunë flakën