Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqtarja Irena Gjoka kallëzon në SPAK Argita Malltezin pas deklaratave të saj

17:00 19/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka ndjekur dosjen për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë për të hetuar deklaratat e bëra publikisht nga Argita Malltezi. Gjoka ka kërkuar që të verifikohen deklaratat e Malltezit, e cila në 23 shtator ka pretenduar se gjyqtarja ka marrë një shumë prej 500 mijë eurosh dhe se është korruptuar. Për këto deklarata Gjoka e ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar që të hetohen.
Menjëherë pas kësaj kërkesë, ka reaguar përmes një letre publike Argita Malltezi, e cila shprehet ndër të tjera se është njohur me kallëzimin, teksa e quan “gjyqtaren simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka”.

“Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte: Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit,
Keqperdorimin e drejtesise. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që I jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.
Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashiper një sere veprash penale ne proceduren e çështjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.
Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’I drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme? A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është regjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet? SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje”, shkruan ajo.

Etiketa: Argita Malltezigjyqtarjairena gjokaSPAK

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Pas dëmtimit tek kombëtarja, Interi le jashtë Asllanin

Pas dëmtimit tek kombëtarja, Interi le jashtë Asllanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.