Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqtarja Ankelina Gazidede bëhet problem ndërkombëtar, ja çfarë shkruan ONM

09:38 29/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kërkohet shkarkimi i gjyqtares Ankelina Gazidede nga  Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Ndërkombëtarët i shkruajnë Kolegjit të Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede. Me këtë rast ONM bën apel që praktika e përsëritur e KPK-së për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në procesin e vetingut.

“Referimi për inspektim” të subjekteve që konfirmohen në detyrë pasi gjenden me probleme të ndryshme duhet të marrë fund pasi përmes kësaj praktike, KPK duket se po heq dorë nga detyra e saj kushtetuese për të shkarkuar gjyqtarët apo prokurorët që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ”, shprehet ONM në opinionin kritik.

Ky opinion veçanërisht i ashpër u dha nga OMN në kuadër të sugjerimit që ky institucion i bëri Komisionerit Publik për nevojën për ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidede të Gjykatës Administrative të Apelit. OMN argumentoi se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar për kriterin e pasurisë dhe mund të mos ishte shpallur “e aftë” në kriterin e aftësive profesionale.

Gazidede, gjyqtare që e ka nisur karrierën në vitin 1996, u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 korrik por dy vendime në të cilat ajo akuzohet se ka shkelur etikën profesionale dhe parimin e paanësisë së gjykatës, “të çohen për inspektim” te një organ kompetent.

Por përveç rekomandimit për shkarkim, Vëzhguesit Ndërkombëtarë dhanë disa komente paraprake në të cilat argumentuan se klauzola ligjore që autorizon KPK-në të referojë për inspektim një subjekt lidhet vetëm për çështje në të cilat subjekti mund të përballet me procedim disiplinor ndërsa për çështjet, të cilat mund të shkaktojnë shkarkim të subjektit nga detyra, KPK nuk duhet të përdorë referimin por duhet të gjykojë vetë sepse përndryshe “heq dorë nga detyra e saj kushtetuese”.

Pasi citon pikën 4 të nenit 59 të ligjit të vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë shkruajnë:

“Një interpretim i orientuar kushtetutshmërisht i këtij neni duhet të mbështetet në një proces korrekt ligjor, gjë që do ta ndalojë KPK-në në transferojë çështje “të organi disiplinor inspektues kompetent” kur çështjet kanë ose mund të kenë një ndikim thelbësor një procesin e rivlerësimit, kur këto çështje mund të përbëjnë bazë për një shkarkim nga detyra.”

Sipas vëzhguesve, nëse ligji interpretohet ndryshe, kjo sjell “vendimin e papërshtatshëm të konfirmimit në detyrë për shkak se KPK është në pamundësi ose i mungon dëshira të marrë në konsideratë (siç duhet) çështje thelbësore që mund të kenë rëndësi themelore për rezultatin e rastit specifik”.

KPK ka konfirmuar në detyrë dhe ka dërguar për inspektim për çështje të ndryshme një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh. Në një rast një subjekt u dërgua për inspektim pa shkak.

“Në një situatë të tillë Vëzhguesit Ndërkombëtarë besojnë se KPK mund të heqë dorë nga roli i saj kushtetues.” Vëzhguesit shtojnë se nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzon këtë çështje, edhe roli kushtetues i KPA është i rrezikuar.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: GazidedeKPKonm

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Rusia si Shqipëria, numri i të vdekurve me Covid, 3 herë më i lartë se shifrat e raportuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip