Skip to content
Të Gjitha

Gjyqtari i Apelit të Durrësit ngec në rrjetën e Vettingut, ja shkeljet që gjeti KPK-ja

· 1 min lexim

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arjan Balliu, është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme të shumta me pasurinë.

Në seancën e parë të 11 nëntorit, KPK ngriti dyshime për konflikt interesi, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Gjyqtari kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi rivlerësim, në të tre shtyllat e vettingut.

“BIRN” shkruan, se ILDKPI e gjeti dy herë në konflikt interesi Balliun, si dhe konstatoi fshehje dhe mosdeklarime të pasurisë.

Ndër problemet kryesore të tij, ishin transaksionet e lidhura me tre apartamente dhe një garazh.

Përsa i përket rastit të parë të konfliktit të interesit, Balliu ka qenë relator në gjykimin ndaj A.Gjatës.

Ky i fundit ka qenë përfaqësues me prokurë, i kompanisë ku kishte blerë gjyqtari apartamentin në 2007-ën, për 2 milion lek.

Rasti i dytë ka të bëjë me faktin se Balliu figuronte i regjistruar si avokat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, edhe pasi kishte filluar punë si Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.