Skip to content
Bota

Gjykata rrëzon pretendimet e Trump, Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin për presidentin e ri!

· 2 min lexim

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, pritet të “vuloset” mbrëmjen e sotme, kur kolegji elektoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  do të legjitimojë rezultatin e zgjedhjeve.

Në shtetin e Nevadas, takimi i gjashtë zgjedhësve të shtetit do të mbahet virtualisht, sipas zyrës së Sekretarit të Shtetit të Nevadës, e cila po organizon ngjarjen.

Ndërkohë në Xhorxhia, 16 zgjedhësit e shtetit do të takohen në ndërtesën e Kapitolit në Xhorxhia, Atlanta.

Zyra e Sekretares së Shtetit të Arizonës, Katie Hobbs nuk ka zbuluar vendndodhjen specifike se ku do të takohen zgjedhësit, ndërkohë që ka zbuluar se takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Hobbs në rrjetin social Facebook.

Shpërndarja e zgjedhësve në shtetet ku u rinumëruan votat:

Wi scons: 10 zgjedhësit (përfaqësuesit) e shtetit do të takohen në ndërtesën e Kapitolit të Shtetit Ëisconsin në Madison.

Miçigan: 16 zgjedhësit (përfaqësuesit) e shtetit do të takohen në dhomën e Senatit të legjislaturës shtetërore në Lansing, Michigan.

Pensilvania: 20 zgjedhësit (përfaqësuesit) e shtetit pritet të takohen në Harrisburg, megjithëse Departamenti i Shtetit i Pensilvanisë nuk ka dhënë ende detaje mbi takimin.

Ndërkohë në 6 shtetet amerikane, presidenti në detyrë, Donald Trump kërkoi rinumërim të votave, pasi pretendonte se rivali i tij, Joe Biden kishte manipuluar zgjedhjet e 3 nëntorit, por edhe pas rinumërimit, Gjykata i dha të drejtë kandidatit demokrat./Gazetareforma.com/