Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, do të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë, pas vendimit të gjykatës sot. Seanca e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, me prokurorin duke renditur shkeljet ligjore gjatë arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadrastës. Avokatët kishin kërkuar arrest shtëpie, por gjyqtarja Enkelejda Selmanaj ka vendosur burg pa afat për Taçin dhe bashkëpunetorin e tij, pas paraqitjes së provave. Arrestimi u krye në bashkëpunim të Policisë së Tiranës, Policisë së Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Gjirokastrës.
Nga Kina në Golem e Shkëmbin e Kavajës për prostitucion, 4 gra në pranga pas operacionit “Storm 17”
Një operacion policor i zhvilluar në zonën e Durrësit ka çuar në arrestimin e katër shtetaseve kineze, të cilat dyshohet...








