Skip to content
Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese letër 5 institucioneve për Teatrin, ja kur është afati i fundit për argumentat

· 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese u ka dërguar një letër Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, që të japin argumentat e tyre në lidhje me projektin e Teatrit.

Këto institucione do të kenë afat deri më 22 janar të vitit të ardhshëm, për të paraqitur argumentat.

Në letrën e Gjykatës Kushtetuese të siguruar nga “Panorama” thuhet:  “për zhvillimin sa më korrekt të këtij gjykimi, e cmojmë të domosdoshme vënien në dispozicion, brenda datës 22.01.2020, një koment me shkrim lidhur me argumentet tuaja për kërkesën e paraqitur nga ana e Presidentit”

Mësohet se Kolegji i Kushtetueses, ka vendosur më 24 dhjetor, që të kalojë çështjen për rishqyrtim, në seancë plenare me dyer të hapura.

Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të pezullojë zatimin e ligjit që parashikon shembjen e Teatrit ekzistues.

Ndërkohë ditën e sotme, Aleanca për Teatrin zhvilloi një protestë para Bashkisë së Tiranës, pasi kjo e fundit nuk jep informacion në lidhje me procedurat e tenderimit për projektin e ri.