Skip to content
Uncategorized

Gjykata i pushoi dënimin prej 15 vitesh, shqiptari bëhet biznesmen në Angli

· 2 min lexim

Një shqiptar i dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krujës, është shndërruar në një biznesmen të suksesshëm në Angli, pasi administron disa lavazhe.

Sipas “Shqiptara.com”, bëhet fjalë për Riza Vatocin.

Dënimi ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Krijës në mars të 1996-ës.

Vatoci është gjykuar për vrasjen me paramendim të mbetur në tentativë të Përparim Gjonaj.

Sipas dosjes hetimore, vëllai i Përparimit, Arbeni, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e Rizait, Mark Vatocin.

Duke përfituar nga trazirat e 1997-ës, Vatoci u largua drejt Anglisë, duke gjetur strehim për shumë vite.

Në 1998-ën, pas vendimit të formës së prerë nga Apeli i Tiranës, ai shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Më 12 tetor të 2010-ës ai arrestohet në Angli dhe më 17 maj 2012, Vatoci ekstradohet drejt Shqipërisë.

Tre muaj pas ekstradimit, ai lirohet nga Gjykata e Krujës, për shkak se ishte shuar afati 10-vjeçar i ekzekutimit të vendimit të dënimit.

Riza Vatoci ka vuajtur një pjesë të dënimit prej 5 muaj 26 ditë burgim, duke i mbetur për të vuajtur 14 vjet 6 muaj 4 ditë burgim. Mosvuajtja e kësaj pjese të dënimit ka ardhur si pasojë e mosgjetjes dhe largimit të tij në drejtim të paditur, megjithatë shpalljen si person në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi dhe kapja e të dënuarit Riza Vatoci për qëllime ekstradimi është bërë nga autoritetet angleze më date 12 tetor 2010,pra pasi është plotësuar afati ligjor me 10 vite, i parashkrimit të ekzekutimit të dënimi”, është shprehur prokurorja e çështjes.

Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Krujës ka vendosur lirimin e menjëhershëm të tij.

Riza Vatoci është kthyer sërish në Angli, ku për momentin administron disa lavazhe në Bognor Regis, West Sussex.