Skip to content
Të Gjitha

Gjykata e Tiranës, 15 gjyqtarë e prokurorë të prekur nga Covid-19

· 1 min lexim

Në Gjykatën Penale të Tiranës gjyqet po mbahen me prani të reduktuar të publikut. Matja e temperaturës për këdo që futet në dhomën penale të Tiranës është masa e parë.

Çdo ditë në dy gjykatat më të mëdha në vend gjykimet zhvillohen, por ka edhe shumë seanca të shtyra për shkak se shumë gjyqtarë e prokurorë janë duke u mjekuar dhe kaluar Covid-19 në karantinë.

15 gjyqtarë e prokurorë rezultojnë të prekur nga Covid-19 në gjykatën e Tiranës , atë kundër krimit e korrupsionit, përfshirë dhe SPAK. Kjo situatë ka sjellë edhe shtyrjen e gjykimeve nga 10-15 çdo ditë.

Në hyrje të Gjykatës Speciale funksionon edhe një tunel dezinfektimi. por sërish Covid 19 është futur në brendësi duke prekur gjyqtar e pjesë të administratës.

Mes të prekurve, disa prej tyre kanë patur komplikacione të rënda janë dërguar për kurim në Turqi ku dy prej tyre ende nuk janë kthyer.

/TPZ.al/