Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata e Sarandës shpall në kërkim zhytësin që ndodhet në burg në Norvegji

10:25 05/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Sarandës ka marrë vendim ditën e djeshme për të deklaruar të ikur 47-vjeçarin Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një 29-vjeçareje angleze gjatë zhytjes me ekspeditën e tij.

Saimir Kushova, prind i tre fëmijëve, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit. Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës, 29-vjecarja britanike Rebecca Gannon. Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “garancia pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”. Por disa kohë më pas, 47-vjeçari filloi mos ta zbatonte masën e sigurisë çka detyroi Prokuroren Alba Dhima të kërkonte konfiskimin e shumës 1.5 milionë lekë të reja dhe kalimin e saj në favor të shtetit ndërsa ditën e djeshme gjyqtari Fatmir Ndreu e deklaroi të ikur Saimir Kushovën në një seancë të posaçme.

Saimir Kushova rezulton i dënuar me 15 vjet heqje lirie në Norvegji nën akuzën e trafikut të drogës. Ai u arrestua në 13 prill 2023 në Husnes të Norvegjisë së bashkë me 5 polumbarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve një femër. Ata ishin rekrutuar për të nxjerrë katër çanta nga anija “Nordloire” e cila vinte nga Brazili. Në çanta ndodheshin plot 150 kg kokainë të cilat u sekuestruan nga policia. Policia norvegjeze e kishte filmuar grupin e shqiptarëve gjatë lëvizjes së tyre në zonë dhe ndërhyri sapo u nxor kokaina. Pas arrestimit të të dyshuarve, policia gjeti gjithsej 8 telefona të shpërndarë mes gjashtë personave. Të dyshuarit i përdorën këto për komunikim të koduar në aplikacionet “Signal” dhe “Session”.

Nga 6 të dyshuarit, njëri ndërroi jetë në burg. Në Qershor të këtij viti, 4 meshkuj të moshës nga 26-47 vjeç u dënuan nga 10 vjet e 4 muaj deri në 15 vjet burgim, ndërsa femra 33-vjecare me 4 vjet e 9 muaj. Gjatë procesit Kushova mbajti qëndrim mohues, ndërsa disa të pandehur të tjerë pranuan akuzën. Kishte mes tyre që thanë se mendonin se do të nxirrnin hashash e jo kokainë nga anija. Disa të pandehur pretenduan gjithashtu se kishin pasur kërcënime të familjes dhe se çuditërisht një avokat italian kishte kontaktuar familjet e tyre në Shqipëri për të marrë në ngarkim çështjen duke e quajtur edhe këtë një formë kërcënimi.

Gjatë inspektimit të qelisë së Saimir Kushovës, policia norvegjeze gjeti këtë tekst të shkruar në mur: “Tel i zi sështë toni. Erdhëm për pushime. Është hera e parë që i shoh se dinim se ku do na conin. Na cuan me zor nuk na kërcënuan po kuptova që nëse do kundërshtonim do na bënin keq. Ne sdonim të zhyteshim natën. Skemi fol për lek asnjëher. Na paguan udhëtimin. U lidhëm me një agjenci biletash. (Pjesa tjeter e paqartë)”. Policia nuk arriti të kuptonte se për kë ishte drejtuar ky mesazh i shkruar në qeli.

Etiketa: Gjykata e Sarandesnorvegjizhytes profesionist

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin, i cili dogji gruan me benzinë

Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin, i cili dogji gruan me benzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.