Janë liruar nga qelia 2 zyrtarët e arrestuar si të dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me mosveprimin duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil. Prokuroria për Çane Aliaj, 62 vjeç, inspektor në ARZM, me funksion konkret roje, kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” ndërsa për Sokol Xhyheri, 37 vjeç, specialist në ARZM, kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg”.
Ndërkohë në seancën e mbajtur mëngjesin e së dielës, Gjyqtarja Dejvi Çelçima i ka quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. Në përfundim të seancës ajo ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit.
Industria që u promovua nga Rama, Artan Hoxha: Call centerat mbrohen nga policia, 500 deri në 1500 euro për tavolinë
Industria e call centerave, e promovuar vite më parë si model punësimi nga kryeministri Edi Rama, sot përballet me akuza...







