Skip to content
Të Gjitha

Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë mbi të arrestuarit për pasojat e tërmetit\ 7 të tjerë në kërkim

· 2 min lexim

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Shumë persona e quajtën këtë fatkeqësi natyrore edhe një katastrofë njerëzore.

Kështu, 8 persona u arrestuan mbi pasojat e tërmetit.

Së fundmi, Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë masat e sigurisë mbi të arrestuarit.

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy veta janë lënë në arrest ,me burg.

Mbi ta rëndon akuza “Shpërdorimi i detyrës”.

Po ashtu, janë lënë në arrest me burg edhe :

-Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

-Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

-Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.

-Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndërsa Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t, që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, dhe Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, u është kërkuar ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë 7 persona të tjerë janë në kërkim:

-Arben Qato, pronar i Vila Palma

-Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

-Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

-Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

-Artur Cela, ish-drejtori i INUV

-Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

-Ndërtuesi i banesës së familjes Lala.