Skip to content
Kryesore

GJKKO refuzon kërkesën e Lefter Kokës për lirim nga burgu

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për t’u liruar nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk pranoi pretendimin e Kokës se masa e paraburgimit duhej të shuhej për shkak të kalimit të afatit trevjeçar të qëndrimit në burg për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Në korrik të këtij viti, ish-ministri kishte fituar të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, ku ai ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim me gjykim të shkurtuar.

Sipas vendimit të dhënë atëherë nga gjyqtari Xhevdet Lika, për pjesën e mbetur të dënimit Koka duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale gjatë kësaj periudhe.