Skip to content
Kryesore

GJKKO pranon ankimin, Veliaj përballë padisë për martesa të paligjshme

· 2 min lexim

Pas martesës të së njëjtës gjini që u realizua në tarracën e Bashkisë Tiranë në mbrëmjen e 19 majit mes Edlira Marës dhe Alba Ahmetaj të cilat kurorëzuan në dashurinë e tyre nëpërmjet dy pastorëve britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+ GJKKO Apelit  e pranoi ankimin dhe vendosi të shqyrtojë vendimin e SPAK për mos fillimin e hetimit për këtë çështje.

Si nisi historia në gjykatë për martesën të së njëjtës gjini?

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shqyrtimit në zhvilluar në dhomë këshillimi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 390 vendimi, datë 23.10.2023, i cili ka vendosur: “Mospranimin e ankimit kundër dy vendimeve të Prokurorive respektive për shpalljen e moskompetences lëndore”.

Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e zhvilluar 19.09.2024, ka vendosur kalimin e çështjes për t’u shqyrtuar në seancë gjyqësore me praninë e palëve në datë 03.10.2024, ditë e Enjte, ora 12:00.

Mexhlis dhe shoqatat e tjera paditën në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për shpërdorim detyre për ceremoninë e martesës së paligjshme homoseksuale në Bashkinë e Tiranës.

SPAK nuk pranoi padinë. Mexhlis dhe shoqatat e tjera e ankimuan në Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Pasi GjKKO e shkallës së parë vendosi mospranimin e ankimit, Mexhlis e ankimoi me GJKKO Apelit e cila e pranoi ankimin dhe vendosi shqyrtimin për vendimin e SPAK për mos fillimin e hetimit.