Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjermania deklarohet kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

17:29 03/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, ka kundërshtuar çdo ide për ndryshim të kufijve në rajon, pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, -ka deklaruar Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin. “Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka deklaruar Maas. Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hedhur poshtë idetë për ndarje, duke i vlerësuar të rrezikshme ndërsa ka theksuar se integrimi evropian i rajonit nuk ka alternativë.

“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka përfshirë 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces”, -ka deklaruar Osmani. Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se Berlini angazhohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, por t’i fillojnë paralelisht negociatat për anëtarësim në BE.

Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy dokumente të ashtuquajtura “non-papers”. I pari është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Tjetri është publikuar nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. “Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

 

Etiketa: ballkanGjermanikunderndryshimit

Të tjera

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!
Bota

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se dhjetë orë, Kabineti i Sigurisë i Izraelit, i drejtuar nga Kryeministri Benjamin...

08:16 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!
Bota

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Kabineti i sigurisë së Izraelit po përgatitet të miratojë një operacion të gjerë ushtarak për marrjen e kontrollit total të...

03:31 08/08/2025
Para
Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon median e lirë

Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon median e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

08:27 08/08/2025
Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.