Skip to content
Të Gjitha

Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur në Durrës 10 ditë më parë

· 1 min lexim

Pas disa ditësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në Durrës.

Ai ndodhej në pedalone së bashku me shokun e tij, i cili u nxorr i gjallë menjëherë pas ngjarjes.

Mjeti lundrues i dy peshkatarëve u përmbys në zonën e Currilave më datë 1 mars.

Peshkatari i mbytur është shtetasi Ardian Mërkuri, rreth 52 vjeç, ndërsa shoku i tij Ilir Bardheti, rreth 48-vjeç u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy peshkatarët ishin futur në det me pedalone , por mjeti i tyre lundrues u përmbys nga dallgët.