Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin, detajet

· 1 min lexim

Gjatë ditës së sotme në lumin Shkumbin në qarkun e Elbasanit, është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Mësohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari dhe është gjetur në breg të lumit në fshatin Muriqan.

Dyshohet se i moshuari nga Bradasheshi është mbytur pak kohë më parë dhe sot është pikasur trupi nga banorët.

Ndërkohë kujtojmë se edhe në Durrës, në zonën e Currilave, u gjet një kufomë e dekompozuar prej 6 muajsh.