Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një snajper pranë një pallati në Rrëshen, dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Reçit

· 1 min lexim

Biznesmei Kastriot Reçi u vra ditën e sotme në afërsi të lokalit të tij në Rrëshën.

Policia rrethoi menjëherë zonën dhe po vijon punën për kapjen e autorëve.

Ndërkohë pranë një pallati është gjetur një snajper, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Policia ka marrë në pyetje gruan e Kastriot Reçit, e cila ka thënë se bashkëshorti i saj kishte një takim pune me një zonjë, para se të vritej.

Hetuesit po punojnë në dy pista, atë të hakmarrjes dhe prishjeve të pazareve të drogës.

Kastriot Reçi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-drejtorit të OSHEE, Sajmir Jaku, 4 vite më parë.

Ndaj tij nuk u gjet asnjë provë dhe Reçi vijoi të qëndronte i lirë.

Ndërsa dy vite më parë, në Romë të Italisë, u ekzekutua vëllai i Kastriotit, Gaspër Reçi.

Pas vrasjes së këtij të fundit, u ekzekutua në Belgjikë nipi i Sajmir Jakut, Kreshnik Gjini.