Një fëmijë 4-vjeçar është gjetur i vetëm pranë shatërvanit në qytetin e Elbasanit nga punonjësit e Policisë.
Fëmija është dërguar në Komisariat dhe aktualisht është nën kujdesin e stafit në dhomën e veçantë për të mitur.
Sipas informacionit të dhënë nga vetë fëmija, prindërit e tij quhen Flamur dhe Vera. Ai ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia që të shkonte tek gjyshja e tij.
Policia kërkon bashkëpunimin për gjetjen e prindërve të vogëlushit.