Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë i riu në Tiranë, policia hedh dyshimet e para

· 1 min lexim

Pasditen e sotme është gjetur i pajetë një i ri i identifikuar si Fation Hasolli i moshës 35 vjeç.

I riu kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët dhe vetëm ditën e sotme është gjetur i pajetë në apartamentin e tij në ‘Kompleksin Ana’ në Qytet Studenti.

Punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë hyrë nga dritarja e apartamentit dhe kanë nxjerrë trupin e viktimës.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve të tjera.