Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjakmarrja në Lezhë, çfarë thotë kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë

19:52 24/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Manati. 17-vjeçari Florian Pervathi vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllanë e vrasësit të babit të tij, krim që ndodhi në 2009-ën.

Në një prononcim për mediat, Gjoka tha se i njeh shumë mirë të dyja familjet, ndërsa kujton zanafillën e krimit. Sipas tij, Floriani në kohën që iu vra babai ishte diku te 4-5 vjeç, ndërsa shton se ai ka mbajtur të zgjuar ndjenjën e hakmarrjes ndaj vrasësit të babait të tij. Mes të tjerash pajtuesi i gjakut vë gishtin akuzues te drejtësia, pasi sipas tij vrasësi i babait të 17-vjeçarit u dënua me pak vite burg, ndërsa më pas iku jashtë shtetit.

“Kam njohur edhe Lekë Lekgjonaj. Më kanë ardhur te zyra që të ndërhynim që situata të qetësohej. Vrasja e babait të autorit në vitin 2009 ndodhi për çështje banale, ordinere, por për ngatërresa të çastit për bagëti dhe më pas ndodhi gjëma. E ka lënë këtë fëmijë dhe një djalë tjetër, dhe gruan. Më pas shumë shpejt, gruaja e tij u vetëvra me helm. Këta dy fëmijë mbetën jetimë. Floriani në atë kohë ka qenë 4-5 veç. Është për të nxjerrë mësim se si një fëmijë 5-vjeç kur është bërë vrasja, e ka përjetuar sigurisht humbjen e dy prindërve që në atë moshë. Ai është gatuar me këtë gjë, me humbjen e të dy prindërve, që erdhi deri sot që me gjakftohtësi të kryente këtë krim. Ai nuk ka bërë tentativë. Ka qenë krejt koshient për atë që ka kryer. Mosha e re bën punën e vetë.

Për koiçidencë Leka u vra në vendin e vëllait të autorit të vrasjes. Te shtëpia e tij, në oborrin e tij. Disa media thonë se kanë qenë pajtuar. Jo nuk është e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë me ato mundësi që kemi pasur, pasi s’ka pasur palë. Fëmijët ishin të vegjël, bashkëshortja u vetëvra dhe s’kishim me kë komunikonim. Pas 4-5 ditësh kur ndodhi ngjarja, më tha se çfarë të bëj unë; i thash ki kujdes se ngjarja është e rëndë. I ndjeri më thoshte; skam faj, s’kam pse druaj. Por ç’e do, nuk funksione gjërat kështu. E kam takuar para nja dy muajsh. S’kishte shqetësim. Vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin, 4-5 vite burg. Ai ndodhet jashtë shtetit. S’kishte mundësi që të merrte kush përsipër që të bëhej pajtimi. Deri në moment që ndodhi, askush se ka pritur. As nga familja e viktimës sot as nga ata të autorit. Është çudi e madhe se si ka mundësi që një adoleshent të ruaj kaq të freskët dhe me mllef atë ngjarje. Gjakmarrja është fenomen i vjetërsuar, por ja që dhe të rinjtë e vuajnë, është plagë e rëndë. Organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Pasi ndëshkimi nga shteti duhet të jetë maksimal. Shpresoj që ky problem dhe probleme të ligjit për gjakmarrjet, shteti i ka forcuar shumë. Nëse bëhet një vrasje me paramendim, dënohet me të paktën 25 vite burg.”, tha Pjetër Gjoka.

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para
Temperaturat e ulëta dhe rreziqet shëndetësore, ja çfarë rekomandon Brataj

Temperaturat e ulëta dhe rreziqet shëndetësore, ja çfarë rekomandon Brataj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.