Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E vërteta e abuzimit të 17-vjeçares: Prindërit e saj jo vetëm që kanë gënjyer, por kanë shitur vajzën tek abuzuesit

21:13 28/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ka bërë jehonë denoncimi i një 17-vjeçareje nga Saranda, se një 72-vjeçar dhe 2 persona të tjerë kanë abuzuar me të, teksa deri tani shumë pak dihej rreth ngjarjes.

LEXO: I pranoi të gjitha në Polici: Pranga 72-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një të mitur

Ata që na kanë tërhequr vëmendjen deri tani kanë qenë prindërit e vajzës, që kanë deklaruar herë pas here se vajza po gënjen dhe se është bindur nga i dashuri i saj për të bërë denoncimin.

LEXO: 17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë: Pse e ëma e vajzës mohon përdhunimin, kur vetë abuzuesi ka pranuar akuzat? 

Por, jo vetëm kaq, pasi hije më të forta dyshimi u ngritën ditën e sotme, kur ata kanë paditur në polici të dashurin e saj, Denito Ruçi, të cilin e akuzojnë  se e ka marrë me forcë vajzën e tyre dhe se ka qëllim ta trafikojë jashtë vendit, ndërsa i ati thotë se Ruçi ka qenë i akuzuar gjatë qëndrimit jashtë shtetit dhe për shkak të problemeve me ligjin i është dashur të ndërrojë edhe emrin.

LEXO: Telenovelë në Sarandë: Prindërit e 17-vjeçares së abuzuar pasi mohuan përdhunimin, padisin “dhëndrin” 

Mirëpo, arsyet se përse prindërit e minorenes kanë dalë kundër saj dhe të dashurit të saj, janë tronditëse.

Babai i vajzës ka bashkëpunuar me persona të tjerë, mes të cilëve edhe 72-vjçarin, për të kryer abuzime seksuale ndaj saj, madje në shtëpinë e tij.

Denoncimi është bërë nga emisioni “Fiks Fare” që ka publikuar video dhe regjistrime të bëra nga vajza që vërtetojnë se babai jo vetëm e ka përdorur atë, por edhe e ka dhunuar.

Vetë vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi që kanë abuzuar me të.

Vajza i kërkon që të nxjerrë nga shtëpia Bajram Tushën, i cili qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit, kur vjen Policia, teksa 72-vjeçari ka armë, madje në video dëgjohen disa të shtëna në ajër.

Babai i vajzës njoftoi Policinë sepse dyshonte se i dashuri i 17-vjeçares, Denito Ruçi, ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën.

Pasi Policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm, teksa vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg.

Njëri nga policët i kërkon vajzës të dalë në dritare dhe kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë “Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen”.

Nga ana tjetër, Bajram Tusha edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën.

Sakaq, në momentin kur vajza ballafaqohet me të atin, ai i lutet të heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi, sidomos Bajon “Bajon s’ta sjell” i thotë ai.

Situata në këtë familje është qetësuar vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në burg.

Pra, përveç prindërve, në këtë situatë edhe Policia bëhet një me abuzuesit dhe në vend që të ndihmojë vajzën bën të kundërtën.

Pas marrjes së deklaratës së djalit dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit Prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën, i cili gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj.

Pas këtyre ngjarjeve, brenda pak orësh Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me Prokurorinë nxorrën një urdhër mbrojtje për vajzën.

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në burgun e Peqinit, plagoset punonjësi 41-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.