Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetarja e njohur publikon një tjetër skandal/ Ja mesazhi i një 15-vjeçareje të përdhunuar

14:06 10/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka publikuar një mesazh të ardhur në telefonin e saj nga një 15-vjeçare viktimë e dhunës seksuale së ish të dashurit të saj.

Pas publikimit të mesazhit gazetarja bën apel të gjitha vajzave të reja që janë viktima të dhunës të flasin, t’i denoncojnë dhunuesit e tyre të mos kenë turp dhe mos të mendojnë se është faji i tyre.

Rudina ndër të tjera thotë se pas ngjarjes së Kavajës, ku një 13-vjeçare u përdhunua nga i dashuri i saj dhe disa djem të tjerë, të gjithë kanë folur me veten me fëmijët dhe me njëri-tjetrin. Gazetarja e njohur i drejtohet vogëlushes se ajo nuk është vetëm. Si ajo ka shumë vajza të tjera që pas rastit të saj, kanë gjetur forcën të ngrenë zërin.

Mesazhi i Rudina Xhungës

Një vajzë më shkroi këtë mesazh!
Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në News 24, të javës që shkoi.

“Teta Rudina, më fal se po të shqetësoj, vetë jam një viktimë e dhunës seksuale,15 vjeçe ish i dashuri im më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale dhe unë në fillim nuk pranova, por ai me këmbëngulje më bindi dhe më tha që do e takoja atë në një rrugë ku jetonim të dy dhe më pas të iknim në një hotel që të mos na shikonte kush. E takova dhe ikëm te hoteli, kur u hap dera e hotelit shoh brenda në dhomë edhe një shok të tij, më shtynë në dhomë dhe më mbyllën gojën. Më godisnin në bark dhe kokë që të pushoja së qari dhe bërtituri. Njëri më mbante derisa tjetri të kryente punën e tij dhe kështu vazhdoi makthi për orë të tëra nuk më lanë të dal që aty. Në fund ata u veshën dhe dolën nga dhoma, i dhanë ca lek pastrueses së hotelit dhe i thanë të më ndihmonte të vishesha e të gjeja furgon që të ikja në shtëpi.

Kanë kaluar vite dhe s’kam folur nga frika çdo të thonë njerëzit. Me ata të dy ndërrohem çdo ditë në rrugë dhe më qeshin, duke më kujtuar çdo moment çfarë kam kaluar . Dhe njoh raste të tilla shumë. Ju kanë ndodhur shoqeve të mia në shkollë ku janë mashtruar nga mësuesit dhe janë kërcënuar për të kryer marrëdhënie. Ju duhet të na ndihmoni me sa më shumë emisione mbi këto tema që njerëzit si ata të dy, të kenë pak frikë dhe të mos i bëjnë më.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Kolegët e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd. Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisëm të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, të ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!/dritare.net

Të lidhura

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit
Aktualitet

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Një vatër zjarri u aktivizua sot në zonën e njohur si “Rruga e Teqes Mengel” në Elbasan, ku flakët përfshinë...

18:20 01/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykatë procedimin penal nr. 108...

17:53 01/07/2025
Para

Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj: "Do i drejtohemi KLGJ, i papranueshëm"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

18:20 01/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

17:53 01/07/2025
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

17:32 01/07/2025
I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

17:15 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.