Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Gazetaria po kthehet në farsë”/ Likmeta: Faktet janë drafti i parë i historisë, por media në Shqipëri mbetet e kufizuar

11:45 25/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Në një kohë kur “post e vërteta” dhe “faktet alternative” po zënë hapësirë gjithnjë e më të madhe në diskursin publik, kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta, paralajmëron se gazetaria përballet me sfida ekzistenciale dhe se media në Shqipëri nuk është plotësisht e lirë. I ftuar në emisionin “A Show” në SYRI TV me Adi Krastën, ai foli hapur për presionet, kufizimet dhe nevojën për t’iu qëndruar besnik fakteve.

Likmeta theksoi se modeli që BIRN aspiron është i bazuar te raportimi i verifikuar, ndershmëria dhe etika profesionale. Sipas tij, në një realitet ku informacioni shpesh manipulohet apo relativizohet, përkushtimi ndaj faktit bëhet edhe më i rëndësishëm.

“Modeli i gazetarisë dhe vlerave që Birni aspiron, domethënë që është frymëzuar nga, është një model që bazohet te faktet, që bazohet te raportimi, është një model i të punuarit në mënyrë, le të themi, të ndershme, është një model që bazohet te etika profesionale dhe është kjo që ne mundohemi çdo ditë të çojmë përpara,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai pranoi se kapacitetet janë të kufizuara përballë problematikave të shumta që kërkojnë mbulim. “Ne jemi një numër i kufizuar gazetarësh, kapacitetet tona shpeshherë janë të kufizuara, duke pasur parasysh gjithë problematikat që ka Shqipëria për të mbuluar. Por gjithsesi, duke qenë edhe një media e specializuar, mundohemi që të avancojmë përpara, qoftë lirinë e shprehjes, por dhe të informuarit në Shqipëri që vazhdon të ketë kufizimet e saj,” deklaroi Likmeta.

Në studio, Adi Krasta ngriti shqetësimin për zhvlerësimin e faktit në nivel global, duke pyetur nëse përpjekja për t’i shkuar të vërtetës deri në fund rrezikon të përballet me tallje dhe mosbesim.

Likmeta e pranoi klimën e vështirë, por theksoi se roli i gazetarit mbetet thelbësor. “Gazetaria është përgjithësisht një ndër ato profesionet që ti duhet të zgjohesh çdo ditë në mëngjes dhe ta budallepsësh veten që ajo që po bën është diçka e rëndësishme. Sepse njerëzit kanë nevojë të informohen,” tha ai.

Sipas tij, fakti shpesh nëpërkëmbet për shkak të interesave të pushtetshme që synojnë ta deformojnë realitetin. “Mos të harrojmë që faktet janë të rëndësishme sepse janë drafti i parë i historisë. Në qoftë se ne nuk dimë të artikulojmë çfarë po ndodh në vend tani, do e kemi shumë të vështirë që të kthejmë kokën pas, mbas pesë vjetësh, mbas 10 vjetësh dhe të kuptojmë çfarë ndodhi dhe t’i tregojmë fëmijëve tanë pse, si dhe ku dhe pse erdhëm atje ku jemi.”

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur besimi te media mbetet i brishtë dhe kur raportimi investigativ përballet me presione të shumta. Për Likmetën, pavarësisht skepticizmit dhe përpjekjeve për ta ridikulizuar punën e gazetarëve, dokumentimi i së vërtetës sot është garancia e vetme që historia e nesërme të mos shkruhet nga propaganda, por nga faktet.

Të tjera

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport
Aktualitet

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Shqipëria po përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet publike, veçanërisht në sektorin e transportit. Ky...

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz
Aktualitet

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas skandalit të publikuar në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, duke...

14:15 25/02/2026
Para
Bie sërish sistemi shtetëror online/ Shumë faqe jashtë funksionit, bllokohen doganat e fiskalizimi

Bie sërish sistemi shtetëror online/ Shumë faqe jashtë funksionit, bllokohen doganat e fiskalizimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
Bie sërish sistemi shtetëror online/ Shumë faqe jashtë funksionit, bllokohen doganat e fiskalizimi

Bie sërish sistemi shtetëror online/ Shumë faqe jashtë funksionit, bllokohen doganat e fiskalizimi

12:14 25/02/2026
“Gazetaria po kthehet në farsë”/ Likmeta: Faktet janë drafti i parë i historisë, por media në Shqipëri mbetet e kufizuar

“Gazetaria po kthehet në farsë”/ Likmeta: Faktet janë drafti i parë i historisë, por media në Shqipëri mbetet e kufizuar

11:45 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.