Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari zbulon tarifën e vrasjes së Suel Çelës dhe skemat e Bandës së Elbasanit

08:46 29/11/2024
Reading Time: 1 min lexim
Gazetari zbulon tarifën e vrasjes së Suel Çelës dhe skemat e Bandës së Elbasanit

Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, ka zbuluar detaje të reja mbi aktivitetin kriminal të bandës së drejtuar nga Suel Çela në Elbasan.

Sipas tij, Suel Çela, i konsideruar si një nga figurat më të “zgjuara” të krimit në Shqipëri, përdor korrupsionin në nivel lokal për të mbrojtur anëtarët e grupit nga drejtësia dhe për të ruajtur ndikimin e tij.

Zhabina theksoi se banda kishte tre objektiva kryesorë për eliminim: Ardjan Çapja, Bledar Muça dhe Elvis Korçari. Për ekzekutimin e Ardjan Çapjas, grupit iu deshën dy vite për ta survejuar dhe identifikuar lëvizjet e tij. Megjithatë, plani dështoi dhe Çapja shpëtoi.

Një tjetër objektiv, Bledar Muça, i njohur si një figurë kyçe në trafikun e drogës dhe i vendosur në Belgjikë, ishte në qendër të vëmendjes së bandës. Për eliminimin e tij, grupi i Suel Çelës ishte gati të paguante deri në 500 mijë euro.

Një tentativë për ta vrarë në Elbasan dështoi kur Muça nuk mbërriti në vendin e përgatitur për ekzekutim.

Edhe për Elvis Korçarin, banda kishte ndjekur një plan të detajuar. Ata survejuan lëvizjet e familjes Çapja, por tentativa për ta ekzekutuar Korçarin, i cili mendohej se ndodhej bashkë me Çapjan në një ambulancë, nuk u finalizua.

Në lidhje me përfshirjen e Bujar Shegës, Zhabina sqaroi se ai është i rëndësishëm në trafikun e narkotikëve, por funksionon si një figurë më e pavarur nga organizata e Çelës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Banda e ElbasanitCapjaSuel celatarifavrasje

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
"Krimi i organizuar", Lala: Shtabet elektorale po rrihen për një vajzë në Elbasan

Politikanë të lidhur me bandën e Suel Çelës? Lala paralajmëron goditje të tjera

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip