Skip to content
Politikë

Gazetari: Veliaj tejkalon kufirin, financon interesa të Ajola Xoxës

· 2 min lexim

Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar me akuza të forta lidhur me një skemë të mundshme korrupsioni që përfshin kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.

Gjatë një interviste televizive, Hoxhaj theksoi se Veliaj ka kaluar kufirin që i lejohet nga morali dhe ligji, duke realizuar pagesa të drejtpërdrejta për shoqata të cilat kanë interesa financiare për bashkëshorten e tij.

Sipas gazetarit, organizata “Balkan Youth Link Albania” ka marrë pagesa të konsiderueshme nga Bashkia e Tiranës për një shfaqje që është zhvilluar në Teatrin Kombëtar.

Këto fonde, sipas Hoxhajt, janë më pas kanalizuar në disa pagesa të tjera që janë përfshirë në deklaratën e pasurisë të vitit 2023 të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë.

Hoxhaj ka theksuar gjithashtu se, përveç përfshirjes në këtë skemë, Erion Veliaj, si zyrtar i lartë i zgjedhur me votën e qytetarëve, është i përfshirë në disa çështje të tjera të dyshimta, si çështja e inceneratorëve dhe projekti “5D”.

Pavarësisht akuzave të forta, deri tani, Veliaj nuk është marrë në hetim nga organet kompetente, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka asnjë masë sigurie që e mbulon nga përgjegjësia ligjore.

Këto akuza ngrenë dyshime të mëdha mbi mundësinë e shpërdorimit të burimeve publike dhe përdorimin e pozitat për përfitime personale.