Skip to content
Të Gjitha

Gati për ndeshjen me Shqipërinë, infektohet me Covid-19 trajneri i Kosovës Challandes

· 1 min lexim

Ditën e sotme Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se trajneri i Kombëtares së tyre, zvicerani Bernard Challandes në testin e fundit për Covid-19 ka rezultuar pozitiv.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se bashkë më Challandes është infektuar dhe një nga pjesëtarët e tjerë të stafit.Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Ndërkohë Kombëtaren ditën e sotme në miqësoren me Shqipërinë do ta drejtojë  ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Njoftimi i FFK

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”.