Skip to content
Të Gjitha

“Garantim total pavarësie për prokurorët”, Edvin Kondili shpalos planin e tij përpara KLP

· 2 min lexim

Edvin Kondili është kandidati i dytë për të marrë drejtimin e SPAK.

Ai shpalosi sot planin e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kondili tha se ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe afat shkurtra.

Ndër të tjera ai shtoi, se do të do të ndryhshojë mentalitetin e prokurorëve dhe do t’u garantojë pavarësi totale.

Kondili premtoi se do të jetë bashkëpunues me publikun, por pa cënuar sekretin hetimor.

“Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta. Krijimi i BKH si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit të dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK. Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmerinë e tij. Bashkëpunimi me agjencitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë. Efektiv, në kohë sa me të shkurtër dhe me mjete të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhenia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunues sigurisht pa cënuar sekretin hetimor”, tha Kondili.