Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gara shpejtësie në Unazën e Madhe të Tiranës, policia ndëshkon shoferët e pabindur

17:14 30/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e ka vazhduar me kontrollet e imtësishme në të gjitha akset kryesore të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas informacioneve zyrtare përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.  Policia ka ndëshkuar me masë administrative  4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin.

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Etiketa: garashpejtesieunaza e madhe

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Sulmi i SHBA-ve në Kabul përfundon në katastrofë, 10 civilë mbeten të vrarë

Sulmi i SHBA-ve në Kabul përfundon në katastrofë, 10 civilë mbeten të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.