Skip to content
Të Gjitha

Gara për hetuesit e BKH-së/ Reagon ambasada amerikane:”Mbështesim një proces me merita”

· 1 min lexim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të godasë korrupsionin në nivelet e larta në vend.

SHBA thotë se mbështesin plotësisht procesin të bazuar në merita për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së, pasi këto standarde janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.

“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.