Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fushata e 25 prillit/ KQZ publikon auditimin, zbuloni shpenzimet marramendëse të partive politike në vend

12:52 13/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Harxhimet dhe sponsorizimet gjatë fushatave gjedhore janë gjithmonë një pikëpyetje e madhe. Akuza të ndërsjellta nga maxhoranca dhe opozita hidhen gjithmonë gjatë dhe pas çdo fushate zgjedhore. Auditimi i KQZ ka nxejerrë në pah se forcat e mëdha politike në vend kanë probleme me financimet dhe burimet e tyre. Sipas raportit të auditit rezulton se partia në pushtet gjatë zgjedhjeve të kaluara ka tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar për fushatë zgjedhjeje. “Partinë Socialiste të Shqipërisë e audituar nga zj. Enkelejda Alite, e cila konstatoi tejkalimin e shpenzimit të lejuar me trefishit e shumës më të lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike. Shuma më e madhe që ka marrë një subjekt zgjedhor për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit është 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë)lekë.

Trefishi i kësaj shume është 167.480.250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë”, thuhet në dokumentin e auditimit që do të shqyrtohet sot në KQZ. Duket se Partia Socialiste e ka shkelur ligjin me qëllim pasi masa administrative që rrezikon për shkeljet ligjore është modeste në krahasim me subjektin. “Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, ‘Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë’; nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, thuhet në draftin e KQZ.

 

SHKELJET LIGJORE TË PD-SË

Me probleme rezulton edhe Partia Demokratike. Sipas auditimit të bërë nga KQZ, partia më e madhe në opozitë ka probleme kryesisht me transparencën. “Partinë Demokratike, e audituar nga zj. Anida Nuri, e cila ka konstatuar se nga subjekti nuk janë përgatitur dhe deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit financiar për fushatën zgjedhore nga rreth 50% e kandidateve, mungojnë deklaratat e donatorëve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe të kandidatëve të tyre”, thuhet në dokumentin e KQZ të siguruar nga gazeta “Panorama”.

Edhe PD, njësoj si maxhoranca, rrezikon deri në 10 milionë lekë të vjetër. “Partia Demokratike nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar … “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, konstatohet në raport.

Sa kaq mësohet se në mbledhjen e sotme të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi do të diskutohet edhe për nevojën e ndryshimeve në ligjin e financimit të partive politike.

GJETJET E AUDITIMIT FINANCIAR

PARTIA DEMOKRATIKE

Nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

  1. Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 (njëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, “Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë;
  2. Nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë./Panorama

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Përleshje me thika dhe sëpatë në Shkodër, një i plagosur

Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë...

18:58 20/07/2025
Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar
Bota

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

Policia greke ka arrestuar tetë persona, përfshirë katër efektivë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që riprodhonte dhe...

18:41 20/07/2025
Para
Tronditet Klosi, konfliktet midis 2 fiseve i marrin jetën 17-vjeçarit (Emri)

“Na keni nxjerrë vajzën nudo në telefon”, vëllai i autorit të masakrës së Klosit rrëfen krimin e 3-fishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Përleshje me thika dhe sëpatë në Shkodër, një i plagosur

18:58 20/07/2025
Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

18:41 20/07/2025
Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

18:18 20/07/2025
Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

18:00 20/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.