Skip to content
Të Gjitha

Francë vs. Shqipëri, formacionet e mundshme

· 2 min lexim

Franca dhe Shqipëria do të luajnë të shtunën në mbrëmje në “Stade de France” në Paris për gr. H. Deschamps përballet me një seri dëmtimesh dhe nuk ka shërbimet e lojtarëve si Pogba, Mbappe, Laporte, Mendy, Kimpembe, Martial, Dembele, Payet dhe Lacazette. Në momentin e fundit janë grumbulluar Guendouzi, Ikone dhe Umtiti. Olivier Giroud pritet të jetë në majën e sulmit në ndeshjen e 92’të me fanellën blu. Bashkë me të edhe Antoine Griezmann. Transalpinët vijnë në këtë ndeshje pas 5 fitoresh dhe 1 humbjeje dhe pritet të luajnë me një formacion të tillë: Lloris, Hernandez, Varane, Umtiti, Pavard, Coman, Matuidi, Sissoko, Lemar, Griezmann, Giroud.

Ndërkohë Shqipëria e cila mbërriti sot në Francë, kreu stërvitjen e parë atje gjatë pasdites. Sipas FSHF, traineri Reja kishte në dispozicion skuadrën e plotë, e cila do të zhvillojë të premten, stërvitjen e fundit përpara sfidës. Në qendër të kësaj merkatoje vere, mbrojtësi Hysaj pritet të luajë ndeshjen e 49’të për kuqezinjtë, ndërsa kolegu i tij Mavraj ka një jubile, me ndeshjen e 50’të në kombëtare. Shqipëria që në 6 ndeshjet e fundit ka 3 fitore dhe 3 humbje, pritet të rrjeshtohet kështu: Berisha, Lenjani, Mavraj, Ismajli, Veseli, Hysaj, Memushaj, Xhaka, Abrashi, Balaj, Uzuni.