Skip to content
Aktualitet

FOTO/ Policia zbarkon te QSUT, gjoba për personat që nuk mbajnë maskën jashtë

· 1 min lexim

Policia ka vijuar sot aksionet për kontrollin e personave që nuk mbajnë maskë edhe në ambientet e jashtme.

Forca policore janë parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për shkak të fluksit të madh të njerëzve, disa për kontrolle, e disa të tjerë si vizitorë për familjarët e tyre.

Sot po aplikohej edhe gjoba për personat që nuk mbanin maskë.

Më të “lumturit” duket se janë ata që konsumojnë një kafe në baret përreth rrugëve.

Sakaq ndërgjegjësim për mbajtjen e maskës ka edhe në radhët e nxënësve të shkollës, pasi  prej nisjes së mësimit në shtator shkollat janë kthyer në vatra infeksioni.

/GazetaReforma.com/