Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FOTO/ Ndotja e lumit Gjanica nuk ka marrë fund, mbetjet hidrokarbure dhe era e gazit pushtojnë sërish Fierin

15:47 20/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Lumi Gjanica nuk është pastruar dhe kohët e fundit në të janë shtuar ndotja kimike që derdhet prej industrisë hidrokarbure në zonë.

Ky lum, shpesh herë emërtohet nga qytetarët e Fierit, si lumi shumë ngjyrësh. Shkak për këtë është ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës si pasojë e ndotjes nga mbetjet hidrokarbure.

Mëngjesin e kësaj të diele, Gjanica kishte ngjyrë të bardhë të shoqëruar me erë të rëndë gazi.

Prita e ndërtuar në hyrje të qytetit, pas rehabilitimit të shtratit të lumit Gjanica, grumbullon vetëm mbeturinat e ngurta, por jo mbetjet e lëngëta të shkaktuara si pasojë e reaksioneve kimike.

Sipas specialistëve të naftës, në Gjanicë mund të jenë shkarkuar mbetjet e depozitave të dekantimit, që ndodhen në zonat naftëmbajtëse.

Pas procesit të dekantimit, këto mbetje derdhen pa kontroll në përrenj, duke kaluar në lumë me destinacion final bregdetin e Semanit.

Në të tilla kushte, ndotja është e shumëfishtë me dëme të mëdha ekologjike për të gjithë florën dhe faunën e zonës, por edhe për vet njerëzit që jetojnë në të dy brigjet e Gjanicës.

Shqetësimin e kanë nxjerrë në pah dhe shumë aktivistë dhe ambientalistë të zonës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga ndotja e madhe në këtë lumë.

Por siç thonë edhe ata vetë, Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit, përgjegjëse direkte për këtë problem, nuk është bërë “e gjallë” në asnjë moment.

Por jo vetëm Ministria e drejtuar nga Blendi Klosi, por as zyrat mjedisore dhe specialistët e saj në Bashkinë Fier, nuk reagojnë për këtë ndotje.

Sistemi i shtratit në Gjanicës dhe prishja e ndërtimeve paleje anës tij, në qytetin e Fierit, tashmë e ka nxjerrë edhe më në pah si ndotjen e madhe të lumit ashtu dhe erën e rëndë të kimikateve me bazë hidrokarbure.

Image may contain: sky, tree, outdoor and water

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fierGjanicalumindotje

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet me armë zjarri nga dy persona të maskuar

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip