Skip to content
Aktualitet

FOTO/ Asnjë masë anti-Covid, gratë socialiste me në krye Erion Veliajn shkelin hapur protokollet

· 1 min lexim

Që punët në Shqipëri bëhen kryesisht për fasadë, kjo dihet. Diçka e tillë, është bërë ves dhe socialistët e bëjnë edhe në një kohë pandemie.

Ditën e djeshme, socialistët ishin mbledhur për Forumin e Gruas në Amfiteatrin tek Liqeni, dhe siç shihet, mes tyre ishte edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, një nga drejtuesit e fushatës për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

Nga fotot duket se zonjat ishin ulur në distancë në ambientet e hapura të Amfiteatrit, por gjithçka sa për fasadë, sepse vetë Erion Veliaj tregon me mburrje, fotot ku shihet teksa puthen e përqafohen, pa asnjë masë anti-Covid.

Pothuajse asnjë nuk mban maskë, as vetë Veliaj, ndërsa kontakti me duar e duke u puthur e përqafuar është prezent, teksa pozojnë para aparatit fotografik.

/GazetaReforma.com/