Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Foshnja humbi jetën gjatë lindjes, Prokuroria shpall të pandehur dy gjinekologë tek “Koço Gliozheni”

10:46 17/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni”, të identifikuar me inicialet E.V. dhe A.H., nën akuzën për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Vendimi vjen pas përfundimit të hetimeve mbi një rast tragjik ku një foshnjë e sapolindur humbi jetën si pasojë e neglizhencës së pretenduar gjatë procesit të lindjes.

Sipas njoftimit zyrtar, çështja është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga nëna e fëmijës, shtetasja A.Z., e cila denoncoi humbjen e foshnjës së saj gjatë lindjes. Aktet e ekspertimit mjeko-ligjor kanë zbuluar se vdekja e të porsalindurit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një instrument mjekësor që zakonisht përdoret në raste të lindjeve të vështira.

Ekspertiza konstaton se këto dëmtime kanë çuar në një shok traumatik hemorragjik te foshnja, dhe se nuk bëhet fjalë për një komplikacion të paparashikueshëm, por për pasojë direkte të mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e mjekëve. Sipas planit mjekësor paraprak, lindja ishte parashikuar të kryhej me ndërhyrje cezariane, çka sipas ekspertëve do të kishte shmangur nevojën për përdorimin e forcepsit.

“Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës. Nga hetimet e kryera dhe aktet e ekspertimit rezulton se mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes gjatë shtatzënisë dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, ka qenë faktori vendimtar që çoi në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Hetimet për këtë ngjarje janë mbyllur dhe çështja është referuar për ndjekje penale, në pritje të vendimit gjyqësor.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Vrasja në Poligon pranë Arenës Kombëtare, identifikohet viktima

Vrasja në Poligon pranë Arenës Kombëtare, identifikohet viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.